Uashingtoni përshëndet reduktimin e tregtisë mes Pekinit dhe Phenianit

Shtëpia e Bardhë përshëndeti reduktimin e ndjeshëm të shkëmbimeve tregtare mes Kinës dhe Koresë së Veriut, duke theksuar rëndësinë për të vendosur maksimumin e presionit ndaj Phenianit që ai të heqë dorë nga programi i tij bërthamor.

Sipas shifrave të publikuara nga Pekini, tregtia mes Koresë së Veriut dhe Kinës është reduktuar me 50 për qind në një vit.

Vetëm në muajin e dhjetorit, totali i importeve të Pekinit me prejardhje nga fqinji i tij ka rënë me më shumë se 80 për qind.

Pas testeve bërthamore dhe atyre balistike nga ana e Koresë së Veriut, OKB-jë ndërmori një seri të gjerë sanksionesh ekonomike kundër Phenianit, të cilat i ka miratuar edhe Pekini, aleati i tij më i ngushtë.