U vra me armë në Greqi, kush është i riu nga Leskoviku

Mediat greke kanë zbuluar identitetin e të riut shqiptar që u qëllua për vdekje me armë zjarri mbrëmë në Greqi. Ai është Marios Isa, nga Leskoviku.

Babai i Marios është punëtor në ndërtim, ndërsa e ëma punon në piceri, raporton gazetarja Ira Londo për BalkanWeb.

18 vjeçari shqiptar është qëlluar me dy plumba bën me dije policia helene. I riu ishte lojtar i një ekipi futbolli grek

“Kavala News” shkruan se viktima mori një goditje të vetme në shpinë, që i shkaktoi vdekjen e menjëherëshme, ndërkohë që bëhet me dije se qitësi ishte profesionist.

I riu shqiptar ishte rritur në Kavala, ku kishte ndjekur gjimnazin dhe më pas kishte nisur të lartën. Prindërit e tij shkuan menjëherë në Departamentin e Policisë në Kavala për të dëshmuar.

Sipas informacioneve të mediave greke, shqiptari aktivizohej me ekipin e futbollit të Heracles në Kavala.Në polici është shoqëuar një person që ishte pranë asaj që ndodhi për të dëshmuar më shumë rreth ngjarjes. Nuk përjashtohet ideja e larjeve të hesapeve për drogën.

Afër ngjarjes, në një bllok ndërtesash private, policia arriti të gjejë armën e përdorur për vrasje. Viktima kishte një sasi të madhe parash me vete në momentin që është qëlluar dhe dyshohet se paratë që kishte në dorë ishin për ndonjë shkëmbim.

Banorët rreth e rrotull raportuan të kenë dëgjuar një zhurmë të madhe përpara gjetjes së të vdekurit.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri