U arratis nga burgu në 2013-ën, ekstradohet nga Greqia i dënuari për vrasje

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia, një 37-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte arratisur nga burgu i Drenovës ku po vuante dënimin për vrasje.
Në datë 29.11.2013, pas një bashkëpunimi me autoritetet policore greke, u bë arrestimi në Athinë, Greqi i shtetasit Gëzim Toma, 37 vjeç, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

Mësohet se Gëzim Toma, ka qenë duke vuajtur dënimin në IEVP-Drenovë, për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim, si autor i vrasjes së një 25 vjeçari, ngjarje e ndodhur në Krastë, Martanesh.

Në datë 23.11.2013, duke kërcënuar me armë gardianët, ky shtetas është arratisur nga ambientet e burgut.

Më datë 29.11.2013, pas një bashkëpunimi me autoritetet policore greke, është bërë i mundur arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.