“Trupa të vdekur në rrugë”, ky është shteti që s’ka më shtretër për pacientët me COVID-19

Afganistani ka probleme serioze me mungesë të shtretërve në spitale për pacientët me COVID-19.

Ministria e shëndetësisë në Afganistan ka thënë se ka mbaruar shtretërit spitalorë për pacientët Covid-19 në shumicën e pjesëve të vendit të shkatërruar nga lufta.

Zyrtarët paralajmëruan për një katastrofë njerëzore në prag të Bajramit me rrugë “plot trupa të vdekur” mes rritjes së vazhdueshme të transmetimit në të gjithë vendin, pasi Kabul regjistroi ditën e dytë më të keqe të krizës.

Wahid Majroh, zv.ministri i shëndetësisë, tha që sipas shifrave të fundit, “shumica e spitaleve Covid-19 në të gjithë vendin dhe veçanërisht në Kabul janë të mbushur me pacientë” dhe ka nevojë të menjëhershme për të filluar spitale të reja, transmeton lajmi.net.

“Spitalet që kishin shtretër bosh deri para 10 ditësh dhe ne po dërgonim pacientë për atje, janë të mbushur, s’ka më shtretër. Ne duhet të hapim më shumë spitale menjëherë, “tha Majroh në një konferencë për shtyp në Kabul.

“Unë kam vizituar dy spitale natën e kaluar, nuk kishte asnjë shtrat të zbrazët ICU”, u shpreh ai. Sipas numrit të ministrisë, 19 pacientë janë në gjendje kritike.