Trump planifikon t’i ndaloje cigaret elektronike

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se administrata e tij po planifikon t’i ndalojë cigaret elektronike me aromë, pas një numri të vdekjeve të lidhura me cigaret elektornike me avull (vaping).

Trump u tha gazetarëve që tymosja e cigareve elektronike me avull ishte një “problem i ri”, veçanërisht për fëmijët.

Sekretari i Shëndetësisë i SHBA-ve, Aleks Azar tha që Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) do të përfundojë një plan për të hequr të gjitha shijet që s’janë duhan jashtë tregut.

Ka pasur gjashtë vdekje dhe 450 raste të raportuara të sëmundjes së mushkërive të lidhura me këto lloje të cigareve në 33 shtete.

Shumë nga 450 raste të raportuara janë të rinj, me një moshë mesatare 19 vjeçare.

Michigan këtë muaj u bë shteti i parë amerikan që ndaloi cigaret elektronike me aromë.