Trump: 2 mijë trupat amerikane po tërheqen nga Siria me ‘ritmin e duhur’

Presidenti i SHBA, Donald Trump thotë se do t’i tërheqë të 2 mijë trupat amerikane në Siri me “ritmin e duhur”, duke vazhduar njëkohësisht luftën kundër terroristëve të Shtetit Islamik.

Në një koment në Tëitter të hënën, Presidenti Trump nuk caktoi ndonjë afat kohor për tërheqjen dhe foli me sarkazëm për atë që ai e cilësoi si “një një lajm shumë të pasaktë” në gazetën “Neë York Times”, ku thuhej se zoti Trump po hiqte dorë nga deklarata e tij e 19 dhjetorit për një tërheqje të shpejtë të shpejtë të trupave, që zyrtarët thanë se do të kërkonte rreth 30 ditë.

John Bolton, këshilltari i sigurisë kombëtare i zotit Trump, tha të dielën gjatë një vizite në Izrael se trupat e SHBA do të qëndronin në Siri deri sa Shteti Islamik të mposhtej dhe se administrata Trump kishte marrë garanci se Turqia nuk do t’i vinte në shënjestër luftëtarët kurdë, aleatë me forcat amerikane.

Në komentin e tij në Tëitter, zoti Trump shkruante: “Ashtu si në deklaratat e mia origjinale, ne do të largohemi me ritmin e duhur, ndërsa në të njëjtën kohë do të vazhdojmë të luftojmë ISIS-in dhe të bëjmë gjithçka tjetër të nevojshme!”

Trump, pa u konsultuar me zyrtarët e sigurisë kombëtare, i befasoi aleatët me njoftimin e tij muajin e kaluar se ai do të tërhiqte trupat e SHBA nga Siria, ku ata kanë kryer sulme ajrore ndaj Shtetit Islamik dhe kanë shërbyer si këshillues për luftëtarët kurdë.