Tronditëse! Ambulanca braktis pacientin në trotuar (VIDEO)

Një video është publikuar online, ku shihet se si një ambulancë në Korçë braktis një pacient në një trotuar të qytetit.

Ende nuk ka shumë detaje për ngjarjen, ndërsa mësohet se video është bërë pasditen e së mërkurës.

Pas publikimit të videos, një mjek dhe një infermier janë pezulluar nga Spitali i Korçës.

Raportohet se ambulanca ishte lajmëruar për të marrë një të dehur.

Nëna e të dehurit ka bërë lajmërimin.

Por brenda në ambulancë ka pasur një debat dhe më pas mjeku dhe infermieri e kanë plasur në rrugë të dehurin.