Tragjike: 14-vjeçarja vdes pasi eksplodon paisja që po përgatiste kokoshka

Një adoleshente nga Kina vdiq pasi po shikonte një video në YouTube, për të ndjekur udhëzimet për të përgatitur kokoshka me një kanaçe kallaji dhe me një llambë vajguri.

Zhe Zhe, 14-vjeçare, përjetoi djegie të mëdha në 96% të trupit të saj, pasi pajisja e improvizuar eksplodoi teksa ajo po provonte të përgatiste kokoshka me shoqen e saj të ngushtë, bëri të ditur babai i saj.

Një video e cila u publikua në vitin 2017, ku ofrohen udhëzime për përgatitjen e kokoshkave, u shikua më shumë se 100 milionë herë. U realizua nga një blogere kineze, e njohur në internet si Ms Yeah, e cila ka më shumë se 40 milionë fansa në Internet, përfshirë edhe YouTube.

Ajo u kërkoi falje familjes së 14-vjeçares dhe u kërkoi atyre tua kompensojë dëmin. Shoqja e Zhe Zhe, 12-vjeçarja Xiao Yu, po ashtu pësoi lëndime gjatë aksidentit në Zaozhuang, një qytet në provincën lindore të Kinës, Shandong, më 22 gusht.

Ajo tha se së bashku me miken e saj të ndjerë vendosën t’i bëjnë kokoshkat duke ndjekur udhëzimet e videos.

Alkooli shpërtheu sapo e ndezën llambën e improvizuar, i tha Xiao Yu një reporteri nga Qilu Evening News. Xiao Yu tha që ajo dhe Zhe Zhe u përfshinë nga zjarri dhe duhej të dilnin nga shtëpia për ndihmë.

Të dyja u dërguan në spitalin komunal të Zaozhuang. 96% e trupit të Zhe Zhe u dogj dhe ajo u trajtua në kujdes intensiv për 2 javë.

Ajo vdiq më 5 shtator pas disa komplikimeve të shkaktuara nga infeksionet serioze. Ndërsa, shoqja e saj përjetoi djegie më të vogla. 13% e trupit të saj u dogj dhe ajo ende po trajtohet në spital.