“Ti je baba jonë, të rujt i madhi Zot”: Qytetarja nga Durrësi mallëngjehet nga prania e Ramës

Ndërkohë që po takonte qytetarët e Durrësit gjatë ditës së djeshme, kryeministri Rama u përball edhe me një zonjë e cila nuk e kurseu mallëngjimin që ishte në prani të të parit të qeverisë.

“Ai është baba jonë”, tha qytetarja teksa Rama debatonte me një grua tjetër që i kërkonte llogari për lejet e ndërtimit pa kriter të lëshuara nga Vangjush Dako.

 Teksa Rama i thoshte largohu gruas që kërkonte llogari për lejet e Dakos, qytetarja vijoi duke thënë se “Rama ishte babë për të gjithë”.

Ndërkohë, një qytetare tjetër, thotë: “Shyqyr që na erdhe, na kënaqe sytë”.