Tërmeti i 21 shtatorit, banorë të Belshit prej 2 muajsh jetojnë në stalla dhe çadra

Disa banorë të Lisajt të Belshit prej dy muaj po banojnë në çadra dhe stalla bashkë me bagëtitë.

Banesat e tyre janë dëmtuar nga tërmeti i 21 shtatorit dhe askush nuk është kujdesur të rindërtojë. Tani që moti është ftohur jetesa në çadra është bërë e pamundur.

Kanë kaluar dy muaj nga tërmeti i 21 shtatorit dhe për 37 banorë e dëmtuar të fshatit Lisaj të Bashkisë Belsh askush nuk është kujtuar. Banesat e tyre janë vlerësuar si të pabanueshme.

Një pjesë e tyre jetojnë në çadra dhe të tjetër ndaj stallën me bagëtitë. Ata tregojnë se dhe çadrat po dëmtohen dhe ndihen të harruar për sa kohë që dimri erdhi dhe ata po qëndrojnë ende jashtë.

“Banesat tona janë të pabanueshme që në 21 shtator. Që ateherë na prunë në cadra dhe jemi këtu, cfarë të bëjmë po rrimë këtu. Nuk kemi ku të shkojmë se kemi edhe bagëtitë, njerëzit i kemi larg. I Lutemi qeverisë të marri masa edhe për ne. Jetojmë si mos më keq”, thonë banorët.

Bashkia Belsh ka ofruar për këta banorë vetëm çadra dhe ndihma por për ndërtimin e banesave mësohet se nuk ka fonde./abcnews.al