Tërmeti ‘çmend’ njerëzit, 3 persona hidhen nga pallati në Tiranë dhe lëndohen

Tre persona kanë mbetur të plagosur pasi janë hedhur nga pallati ku banonin.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Astirit në kryeqytet.

Mësohet se për të shpëtuar nga dëmet e tërmetit, banorë të zonës janë hedhur nga ballkoni dhe kanë mbetur të plagosur.

Është dashur ndërhyrja e ambulancës për tu dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore.