Të rinjtë sulmojnë ministrin e Financave në restorant

Ministri tha se të rinjtë hodhën objekte qelqi ndaj tyre.

Ministri i Financave në Greqi, Yanis Varoufakis tha se një grup të rinjsh e kanë sulmuar atë dhe të shoqen në një restorant në Athinë, mbrëmjen e të martës.

Ministri tha se të rinjtë hodhën objekte qelqi ndaj tyre.

Varoufakis i etiketoi ata si “aktivistë anti- shtet”.

Në një deklaratë, ai tha se të rinjtë nuk kishin për qëllim ta lëndonin atë apo të shoqen.

Mes tyre ka pasur edhe një sherr verbal.

Varoufakis është në qendër të kritikave për negociatat me partnerët për çështjen e kreditimit.