Talebanët në ofensivë të re, paralajmërohet përgjakja e Afganistanit

Talebanët e Afganistanit kanë njoftuar se më 24 prill do të nisin një ofensivë pranverore në mbarë vendin.

Përmes një komunikate të dërguar mediave me postë elektronike, talebanët kanë thënë caku kryesor i kësaj ofensive do të jenë “okupatorët e huaj, veçanërisht bazat e tyre ushtarake”.

Forcat e sigurisë së Afganistanit do të luftojnë për herë të parë talebanëve pa mbështetje të forcave të huaja të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, pas tërheqjes së shumicës së tyre nga ky vend.

Misioni i ri i NATO-s, i nisur më 1 janar, fokusohet kryesisht në trajnimin e forcave afgane të sigurisë./rel/