Tahiri: Radarët nuk fiken dot, prokuroria kishte 2 vite kohë ta hetonte këtë çështje

Pas përfundimit të seancës gjyësore maratonë, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka ritheksuar se në kohën kur shërbente si titullar, e kishte vënë në dijeni kolegen e tij asokohe, ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodhelin, se radarët nuk punonin. Në një dalje për mediat, Tahiri është shprehur se ka dhënë prova se nga pikapamja teknike radarët nuk fiken dot.

“Teknikisht radarët nuk fiken dot, nuk ka asnjë mundësi të fiken. Prokuroria kishte 2 vjet kohë të provonte nëse fikeshin, unë them se jo dhe kam dhënë prova. Sepse siguria në Republikën e Shqipërisë nuk është lënë në dorë të një tekniku”.

Në vijim, Tahiri është shprehur se pretendimet e ngritura nga Prokuroria janë absurde, pasi “Prokuroria më akuzon për raste të trafikimit në 2013, 2014, 2015. Ndërkohë që hetimet, dy hetimet kronkrete, ndaj Taulant Haxhirajt dhe Moisi Habiljat kanë nisur në 2016. Si ka mundësi që Prokuroria mund të më akuzojë për sasi droge të kultivuara para se të merrja detyrën e ministrit.”