Sulm në një stacion policor në Pakistan, nëntë të vdekur

Një shkëmbim zjarri midis policisë dhe një grupi të personave të armatosur ka lënë të vdekur nëntë persona dhe ka plagosur 20 të tjerë në provincën e Baloçistanit të Pakistanit.
Rasti ndodhi pasi tre persona të armatosur hynë në zyrat e policisë në qarkun Loralai dhe hodhën granata dore.

Tre nga të vrarët ishin policë dhe gjashtë ishin anëtarë të stafit civil.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por grupet separatiste Baloch dhe militantët islamikë kanë sulmuar forcat e sigurisë në provincë në të kaluarën.

Dhuna në Pakistan ka rënë ndjeshëm që nga sulmi më vdekjeprurës në një sulm në një shkollë në qytetin veriperëndimor të Peshaëar në 2014 që vrau më shumë se 150 njerëz, shumica prej të cilëve fëmijë.