S’ndalet ndihma, inxhinierët nga Kosova vazhdojnë inspektimin e ndërtesave në Shqipëri

Prej 2 ditësh, një tjetër grup prej 30 inxhinierësh vullnetarë nga Kosova ka qenë në terren për të inspektuar nga afër qëndrueshmërinë e godinave pas tërmetit të universiteteve, shkollave, kopshteve dhe çerdheve (publike dhe jo-publike), si dhe banesave në Qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës.

kipet e inxhinierëve nga Kosova, të shoqëruar nga zyrtarë të njësive administrative, MASR dhe Instituti i Ndërtimit, kanë bërë këto 2 ditë vlerësimet pas tërmetit në mbi 200 institucione arsimore.

Kujtojmë se në datat 28 dhe 29 Nëntor ka qenë një tjetër grup prej 40 inxhinierësh vullnetarë nga Kosova, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre domethënës në konstatimin dëmeve nga tërmeti në institucione të ndryshme.

Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri la 51 viktima, qindra të plagosur e mijëra persona tjerë pa kulm mbi kokë.