Skandal: Paqeruajtësit e OKB-së kanë përdhunuar dhe abuzuar fëmijët që u desh t’i mbronin!

OKB-ja është përballur tashmë me akuza për fshehjen e pedofilisë-zinxhirore në Kongo, Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Haiti dhe Liberi.

Kombet e Bashkuara (OKB) janë dridh nga një skandal i madh, kur një punëtor i tyre i lartë ka qenë i pezulluar për shkak se autoriteteve franceze ai u dërgoi një raport të brendshëm se si paqeruajtësit kanë abuzar seksualisht me fëmijët të cilët u obliguan t’i mbronin, transmeton TetovaSot.

Anders Kompas, një punëtor humanitar me 30 vjet përvojë, i ka dorëzuar prokurorisë në Francë materiale që zbulojnë se si paqeruajtësit francezë i kanë shfrytëzuar seksualisht femijët në Republikën e Afrikës Qendrore, por edhe se Kombet e Bashkuara nuk kanë ndërmarrë asgjë, edhe pse natyrisht ata dinë çdo gjë, shkruan The Guardian, i cili e ka marrë raportin.

Sipas raportit, i cili e kishte etiketën “rreptësisht konfidenciale” në çdo faqe, abuzimi u zhvillua nga dhjetori 2013 deri në qershor të vitit të kaluar, në Bangi, kryeqyteti i Republikës Afrikës Qendrore, si dhe përdhunimin dhe marrëdhëniet seksuale anormale ndaj djemve nga paqeruajtësit e OKB-së nga Franca të cilat u desh t’i mbronin fëmijët, shkruhet në raport.