Shteti ku COVID-19 s’ka të ndalur: 39.436 raste të reja në 24 orë

Brazili ka publikuar bilancin e rëndë ditor me COVID-19.

Brazili vazhdon të regjistrojë shifra të larta të infeksioneve të reja me COVID-19.

Brazili regjistroi 39.436 raste të reja të konfirmuara në 24 orët e kaluara, si dhe 1.374 vdekje të reja si rezultat i sëmundjes, tha ministria e shëndetit e vendit, raporton Reuters.

Brazili ka regjistruar më shumë se 1.1 milion raste që nga fillimi i pandemisë, ndërsa vdekjet kumulative arritën në 52.645, sipas ministrisë.