Shqiptarët në Durrës me sytë nga Perëndia, zhvillohet meshë në Kishë pas tërmetit

Vjollca Llana ka kaluar natën jashtë bashkë me fëmijët në qiell të hapur.

Ajo ndihet e  pasigurt  në banesën e saj,  e cila është e rrënuar dhe nuk mund të  përballojë një tjetër tërmet të fuqishëm.

Ruzhdiu  nga zona e ish-kënetës , vetë i gjashti me një fëmijë të sëmurë ka frikë të  kthehet në  shtëpinë e tij. Ai nuk ka mundësi  për të riparuar dëmet që banesa e tij ka pësuar nga  tërmeti  dhe kërkon që shteti ta ndihmojë.

Çadrat e ushtrisë shihen si shpresa e vetme  për të kaluar natën  për shumë familje  durrsake. Durrsakët  u luten këtë të diele në kishë që toka të mos lëkundet më.

E deri në atë ditë, sytë e tyre janë drejtuar edhe nga qielli./tch