Shqipëria ndanë 50 mijë euro ndihmë për Tetovën

Qeveria e Shqipërisë ka miratuar të enjten fondit në vlerë prej 50 mijë euro si ndihëm për banorët e Tetovës, pas gjendjes së shkaktuar nga vërshimet ditë më parë, raporton lajmi.net.

Lajmin për ndarjen e këtyre mjeteve e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmi Bushati.

“Solidarizim dhe përkrahje vëllazërore për Tetovën. Sot miratuam fondin prej 50.000 euro në ndihmë të përballimit të situatës emergjente në ‪Tetovë”, ka shkruar Bushati.

Nga vërshimet si pasoj e reshjeve të shiut ditë më parë në Tetovë, kanë humbur jetën 4 persona  si dhe janë shkaktuar dëme të shumta materiale.