Shpërthim në Fushë Krujë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fushë – Krujës. Një sasi eksplozivi dyshohet se ka shpërthyer në një garazhd, transmeton Klan Kosova.
ABC News raporton se lënda plasëse ishte vendosur në garazhdin e një ish-punonjësi policie. Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për të lënduar.
Në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu, të cilat kanë nisur hetimet.