Shpërthim i fuqishëm në Somali, shtatë të vrarë

Të paktën shtatë vetë u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën në një shpërthim të fuqishëm të një makine bombë në Mogadishu, kryeqyteti i Somalisë, tha policia.

Shpërthimi ndodhi pranë një qendre tregtare, ku ndodhet selia e autoriteteve lokale.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin deri tani, raporton AP, duke vënë në dukje se sulme të tilla shpesh kryhen nga një grupi ekstremist islamik Al-Shabab, i cili është i lidhur me Al-Kaidën.