“Shpejt, shpejt, se ka gjuetarë në mal”, zbardhen përgjimet. Prokurorja dhe djali i saj anëtar i këshillit të qarkut, pjesë e bandës së Kukësit

Zbardhet pergjimet, pjese e dosjes se Prokurorisë për grupin kriminal në Kukës, që kultivonte kanabis, dhe që çoi më pas në pranga deri tani 22 persona.

Sipas pergjimeve, zbulohet se ne aktivitet kriminal janë të përfshirë edhe një femër me emrin Linda, si dhe një prokurore me inicialet F. V. dhe djali i saj, që punon te Këshilli i Qarkut Kukës.

Nga përgjimet e Prokurorisë, kuptohet se të gjithë janë në dijeni të aktivitetit kriminal të kultivimit të drogës.

Përgjimet e plota:

Më datë 12.09.2019, ora 09:40, poseduesi i numrit të telefonit 068… (femër) i telefonon shtetasit Kreshnik Murata, ku flasin dhe thonë duke qeshur se na paskan future në përgjim.

Më datë 12.09.2019, ora 10:43, poseduesi i numrit të telefonit 068.. i telefonon shtetasit Kreshnik Murataj, ku i thotë “a ike prej Avdylit”, ku Kreshniku i përgjigjet se “jo”.

Më datë 12.09.2019, ora 11:02, poseduesi i numrit të telefonit 068… i telefonon shtetasit Kreshnik Murataj.
Më datë 13.09.2019, ora 11:11, poseduesi i numrit të telefonit 069… i telefonon shtetasit Kreshnik Murataj, ku i thotë se erdhën ata (bëhet fjalë për policinë).

Më datë 13.09.2019, ora 19:00, poseduesi i numrit të telefonit 068.. telefonohet nga shtetasi Kreshnik Murataj, ku Kreshniku i kërkon të heqë te Sinani, ku 140 i përgjigjet se “ta heq nesër”.

Më datë 13.09.2019, ora 19:25, poseduesi i telefonit me numër 068… i paidentifikuar komunikon me shtetasin Kreshnik Murataj në telefonin e tij me numër 068…, ku komunikojnë me njëri-tjetrin për makinat e policisë që kanë dalë për kontroll.

Më datë 14.09.2019, ora 06:46, poseduesi i numrit të telefonit 068… (femër) telefonohet nga shtetasi Kreshnik Murataj, ku flasin dhe thotë se ku është Gëzimi, apo i përgjigjet “në gjumë”, Kreshniku i thotë “thuaj se atje ka shumë punë”.

Më datë 18.09.2019, ora 10:27, poseduesi i numrit të telefonit 068… (i identifikuar me emrin Akil Buna nga Laçi) i telefonon shtetasit Krehsnik Murataj, ku flasin me njëri-tjetrin dhe është në dijeni të veprimtarisë së tij.

Më datë 21.09.2019, ora 09:52, i telefonon shtetasit Kreshnik Murataj dhe i thotë “sot a ke ndonjë punë për mua se kam 7 muaj pa lëvizur” dhe shtetasi Kreshnik Murataj i thotë “hajde se për tre ditë jam shumë i ngarkuar”.

Më datë 21.09.2019, ora 14:36, i telefon shtetasit Kreshnik Murataj dhe e pyet nëse e ka marrë në telefon Lindën dhe ai i përgjigjet se është në mal dhe ka një nga Gjirokastra me vete.

Më datë 25.09.2019, ora 08:42, poseduesi i telefonit me numër 069.. (familjarët e Kreshnikut) i paidentifikuar komunikon me shtetasin Kreshnik Murataj në telefonin me numër 068…, ku i thonë “shpejt, shpejt, se ka gjuetarë në mal”.

Më datë 25.09.2019, ora 14:10, poseduesi i telefonit me numër 069… i paidentifikuar komunikon me shtetasin Kreshnik Murataj në telefonin e tij me numër 068…, ku e pyet se ka dalë kush lart dhe Kreshniku i përgjigjet se “po”, ku i tregon se “kanë dalë nja gjashtë makina nga Shikajt, nga unë dhe të Bexhet Sula”, ku i tregon se i ka thënë Elidoni.

Më datë 25.09.2019, ora 22:40, poseduesi i telefonit me numër 068… (i identifikuar si Tiku nga Puka) komunikon me shtetasin Kreshnik Murataj.

Më datë 27.09.2019, ora 10:16, poseduesi i telefonit me numër 068… (i përgjigjet një femër) i paidentifikuar komunikon me shtetasin Kreshnik Murataj në telefonin e tij me numrin 068…, ku Kreshniku e pyet për prokuroren F. V., ku pasi komunikon me të ajo i përgjigjet se “nuk e njof”.

Më datë 27.09.2019, ora 10:47, poseduesi i telefonit me numër 069… (i identifikuar si Visi djali i prokurores F. V.) i paidentifikuar komunikon me shtetasin Kreshnik Murataj në telefonin e tij me numër 068…, ku i tregon se punon te Këshilli i Qarkut Kukës.

Më datë 28.09.2019, ora 18:04, poseduesi i telefonit me numër 069… (Beni nga jugu) komunikon me shtetasin Kreshnik Murataj në telefonin e tij me numër 068…, ku i dërgon mesazh dhe e falënderon për pritjen.