Shoferi i pacientes së infektuar me coronavirus po shfaq simptomat e para

Shoferi i furgoni që ka transportuar gruan 50-vjeçare, e vetmja në vendin tonë për momenti e konfirmuar me kornoavirus, ka simptomat e virusit korona.

Shoferi është shtruar në spitalin e Strumicës dhe mjekët po bëjnë testimet për të parë nëse edhe ai është i infektuar me virusin Korona, gjatë ditës priten të dalin edhe rezultatet.

Shoferi i furgonit u tha epidemiologëve se këtë mëngjes për herë të parë ka pasur kollë dhe dhimbje gjoksi.

Ai nuk ka pasur asnjë kontakt me persona të tjerë, biles as me familjarët sepse ishte vetizoluar.

“Shoferi nuk ka pasur kontakte, madje as me familjarët. Ishte vet izoluar. Tani pas shfaqjes së tij dhe tregimit se ai ka simptoma, ai do transportohet në një repart të përshtatshëm në seksionin e izolimit të spitalit të Strumicës ”, tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce.