Shiitët/Huthi kërcënojnë Arabinë Saudite

Kryengritësit shiit nga fisi Huthë u kërcënuan se do ta sulmojnë Arabinë Saudite nëse nuk i ndërpret bombardimet në Jemen dhe kërkuan ripërtërije të dialogut politik, me ndërmjetësimin e KB-së.

Huthët do të “kryejnë sulm ushtarak ndaj Arabisë Saudite nëse nuk ndërpriten sulmet ajrore ndaj Jemenit”, tha Mohamed Bahiti, një nga anëtarët e kësaj lëvizje, për TV stacionin “Al Majadin”.

Ai theksoi se huthët janë të gatshëm t’i vazhdojnë bisedat nga pika te e cila ndaluan para sulmeve nga Arabia Saudite, transmetoi “Rasha Tudej” duke shtuar se bisedat për herë të fundit janë mbajtur në janar.

Për më pakë se 24 orë koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite vazhdoi me bombardimet në Jemen, ndërsa sulme u kryen edhe dje kur kryengritësit shiit e filluan ofensivën në jug të vendit, derisa koalicioni bombardoi disa qytete, transmetojnë mediat amerikane.