Sherr në qendrën e azilit, gjeorgjianët rrahin shqiptarët

Një sherr fizik u shënua në një qendër azilantësh në Goerlitzer të Gjermanisë.Gjatë sherrit pati dy të plagosur lehtë.

Gjithçka nisi kur tre gjeorgjianë, 24, 24 dhe 27 vjeç nisën të fyejnë një shqiptar 18- vjeçar. Më pas nisën të ushtrojnë dhunë fizike.

Në ndihmë të shqiptarit erdhën dy shqiptarë të tjerë, 30 dhe 31 vjeç, por edhe ata përfunduan të dhunuar nga gjeorgjianët.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar tre gjeorgjianët, që ishin të alkoolizuar.

Ata akuzohen për plagosje të rrezikshme.

Dy shqiptarë kanë marrë mjekim për plagët.