Sherr në bilardo, 32- vjeçari shkon në urgjencë pasi u plagos me thikë

Një plagosje sot ndodhi në Vlorë, ku rreth orës 10:54 ka shkuar në spital, i dëmtuar me mjet prerës shtetasi E.Sh., 32 vjeç, banor i qytetit në fjalë.

 Dyshohet se 32-vjeçari është plagosur në ambientet e një bilardoje në lagjen “Isa Boletini” Vlorë dhe aktualisht po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor po kryen hetimet përkatëse për zbardhjen e ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.