SHBA-të përgëzuan Libinë për shkatërrimin e armëve kimike

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përgëzuar sot Libinë për shkatërrimin e rezervave të mbetura të armëve kimike dhe kanë ftuar Sirinë për ta ndjekur këtë shembull.

“SHBA-të përgëzuan Libinë për shkatërrimin e armëve të fundit kimike, të mbetura nga epoka e Gaddafit”, tha në një deklaratë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.