SHBA regjistron mbi 34 mijë raste të reja me COVID-19

SHBA vazhdon të ketë numër të madh të infeksioneve ditore me COVID-19.

Shtetet e Bashkuara raportuan 34.516 raste të koronavirusit dhe 751 vdekje të Mërkurën, sipas Universitetit Johns Hopkins, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.

Totali kombëtar tani arrin në 2.381.538 infeksione të konfirmuara, përfshirë të paktën 121.979 vdekje nga virusi, për JHU.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.