Senati voton për të ndaluar kontrollin e Trump mbi aksionet në Iran, presidenti ka të drejtën e vetos

Senati amerikan, që dominohet nga republikanët, ka votuar të enjten që të ketë kontroll mbi të gjitha vendimet e presidentit amerikan, Donald Trump, për aksionet ushtarake në Iran.

Për të arritur shumicën, është dashur që disa republikan të votojnë për, dhe tani Trump duhet të kërkojë autorizim nga Kongresi për lansimin e aksioneve të tjera ushtarake mbi Iranin.

Rezoluta, që kaloi me votim 55-45, ka një përjashtim sa i përket mbrojtjes nga një kërcënim eminent.

Gjithsesi, Trump ka premtuar që do të përdorë të drejtën e tij për veto, dhe për të ndaluar këtë duhet që Senati të votojë përsëri me 2/3 e votave. Republikanët kanë 53 nga 100 ulëset në Senat dhe nuk pritet që vetoja e Trump të rrëzohet