Rusia reagon ndaj testimit të raketave nga SHBA-ja: Jeni duke na provokuar

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar më 19 gusht se ka testuar një raketë në Ishullin Shën Nikolla të Kalifornisë.

Lidhur me këtë testim, Rusia ka hedhur akuza ndaj SHBA-së për nxitje të tensioneve ushtarake pas testimet të raketës së parë, prej kur është larguar nga Traktati për Armë Bërthamore.

Sergei Ryabkov, zëvendësministri i Jashtëm rus, është shprehur për agjencinë e lajmeve TASS, se testimi i raketës tokësore në Kaliforni tregon se “Shtetet e Bashkuara shihet se janë nisur drejt nxitjes së tensioneve ushtarake. Ne nuk do të reagojmë ndaj provokimeve”.

Shtetet e Bashkuara janë larguar më 2 gusht nga marrëveshja e vitit 1987, e cila ka ndaluar testimet e raketave tokësore dhe atyre balistike me rreze nga 500 deri në 5,500 kilometra.

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi që më 1 shkurt se Shtetet e Bashkuara do të largoheshin nga marrëveshja për Armë Bërthamore, duke akuzuar Rusinë për shkelje të kushteve të këtij dokumenti.