Rusia: Ende është herët për kundërmasa ndaj sanksioneve amerikane

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, tha sot se është shumë herët të flitet për kundërmasat e Moskës ndaj sanksioneve të reja amerikane të paralajmëruara për 22 gusht.

“Ne kemi dëgjuar deklarata zyrtare për të ashtuquajturat sanksione të reja dhe disa burime thonë se disa kufizime mund të vendosen kundër Rusisë”, tha Peskov, duke shtuar se pasi ende nuk e dinë se çfarë do të thotë kjo zyrtarisht, patjetër që është keqe të flisnin për çdo masë reciproke.