Rriten shifrat: 94 të vdekur brenda ditës në Zvicër

Në Zvicër janë regjistruar 94 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit.

Autoriteti shëndetësor zviceran (BAG) ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar 31.659 persona dhe prej tyre 6924 kanë rezultuar pozitivë.

Po ashtu në 24 orët e fundit janë hospitalizuar 280 persona.

Shifra e të infektuarve është më e ulët për dallim nga një ditë më parë, kur u regjistruan 8270 raste të reja. Ndërkohë e të vdekurve është rritur. Të mërkurën u raportuan 86 raste të vdekjes.