Rama niset drejt Londrës: Në Samitin e NATO-s do të kërkojë ndihmë financiare

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë mëngjesin e sotëm kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se do të niset sot drejt Londrës për të marrë pjesë në Samitin e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Shefi i qeverisë ka theksuar se në këtë samit do të interesohet dhe do të kërkojë ndihmë financiare dhe teknike nga vendet anëtare me qëllim përballimin e pasojave të tërmeti të 26 nëntorit.

“Ndryshimet në buxhet do i bëjmë drejtpërdrejt përmes parlamentit në komisionin e Ekonomisë dhe më pas në seancë. Më duhet që së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe Cakaj që sot të shkojmë në Londër, ku jemi në Samitin e NATO-s, kemi një detyrë plus përveç samitit që të bisedojmë me të gjithë homologët, unë me liderët e vendeve anëtarë dhe ministrat dhe homologët për asistuar në nevojën për solidaritet të drejtpërdrejt financiar dhe teknik”, tha Rama.