Qeveria e Maqedonisë kufizon lëvizjen e të rinjve deri 18 vjet dhe të moshuarve mbi 67 vjet

Qeveria e Maqedonisë ka vendosur që të rinjtë deri 18 vjeç nuk do të mund të lëvizin nga ora 21:00 deri ora 12:00 të ditës së ardhshme.

Më të mëshuarit se 67 vjeç do të ndalohen të lëvizin nga ora 11:00 deri ora 05:00 e mëngjesit e ditës së ardhshme.

“Kjo është bërë për të parandaluar grupimin e këtyre grupmoshave, të rinjtë si bartës të coronavirusit dhe të moshuarit si kategoria më e rrezikshme e qytetarëve”, tha kryeministri Spasovski.

Spasovski gjithashtu informoi se ora policore për të gjithë do të zhvendoset nga ora 21:00 deri në ora 05:00, në vend të orës 06:00 të mëngjesit.

Nesër në seancën e Shtabit të Krizës do të rishikohet edhe mundësia e shfuqizimit të plotë të të transportit publik.