Qeveria britanike i mbijeton mocionit të mosbesimit

Qeveria e kryeministres britanike, Theresa May i mbijetoi me një rezultat shumë të ngushtë mocionit të mosbesimit.

Mocioni i mosbesimit ishte paraqitur nga opozita laburiste, një ditë pas kundërshtimit nga deputetët të marrëveshjes së largimit nga BE-ja, të negociuar me Brukselin.

Qeveria mori votëbesim me 325 vota të deputetëve, pas votimit shumica u shfaq më e bashkuar pavarësisht ndasive të brendshme për Brexit, ndërsa 306 votuan për largimin e kësaj qeverie.