Protesta në Fier kundër Ramës, 50 persona të shoqëruar

Rreth 50 persona janë shoqëruar mbrëmjen e 8 marsit, disa orë pas protestës që u mbajt në Fier dhe Roskovec, ku pati djegie gomash por dhe përplasje me policinë.

Protestuesit e shoqëruar mbrëmjen e djeshme nga Fieri, Patosi dhe Roskoveci

Policia e Fierit ka kontrolluar banesat e shumë protestuesve në Fier, Patos dhe Roskovec.

Sipas kreut të PD Fier, Luan Baçi në Patos dhe Roskovec ka pasur disa shoqërime në polici, madje janë bërë presione që mos marrin pjesë në protestë.

“U bëjnë presion, që ose të vini në polici, ose të vini nesër. Kjo është një presion që i bëhet, pasi protesta do të vazhdojë nesër. Qytetarërt fierakë do të përballen përsëri në protestë me kryeministrin Rama. Kjo bëhet që mos shkojnë nësër në protestë. Qeveria dhe policia mos ti bëjë presion qytetarëve pasi protesta e sotme në Fier ishte shumë paqësore, por e fuqishme përballë kryeministrit”, tha Baçi mbrëmë për Ora News.

Të shoqëruarit janë anëtarë dhe simpatizantë të PD dhe LSI, që kanë krijuar tensione gjatë zhvillimit të protestave.