Prokuroria Publike: Prej sot lëndët e PSP-së janë nën kompetenca tona

Prokuroria Publike përmes një kumtese për media informon se i ka marrë të gjitha lëndët e Prokurorisë Speciale.

Nga Prokuroria Publike thonë se me lëndët që janë në procedura gjyqësore do të veprojnë prokurorët e deritanishëm të PSP-së, deri në caktimin e prokurorëve të rinj, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në Prokurorinë Speciale Publike do të vazhdojnë masat e tanishme të sigurisë dhe mënyra se si janë trajtuar rastet, provat dhe materialet nga bisedat e përgjuara do të vazhdojnë të zbatohen, dhe dy prokurorë publik do të jenë përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të këtyre masave”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, rol në vendimin se çfarë do të ndodh me prokurorët special do të ketë Këshilli i prokurorëve që duhet të marr vendim të prerë nëse prokurorët e PSP do të kthehen në prokuroritë amë, prej ku i angazhoi Janeva.