‘Posedojmë dëshmi për prapavijën e incidentit në Gushincë’

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, tha se partia e tij ka dëshmi dhe indikacione lidhur me prapavijën e ngjarjeve në Gushincë. “Te ne po vijnë vazhdimisht dëshmi për prapavijën qëllimkeqe të rastit në Gushincë. Gjithçka do të nxjerrim në shesh. Me rëndësi është që popullata e atij rajoni e thoit atë që e themi ne se atanuk qëndrojnë pas kësaj. Është e qartë se shqiptarët nuk janë kundër maqedonasve. Bëhet fjalë për plan qëllimkeq”, tha Zaev, shkruan almakos.

Ai u pyet nga gazetarët nëse është kundër gazsjellësit “Rrjedha Turke”.

“Në Strumicë shfrytëzojmë gaz nga Rusia. Mirëpo mendoj se nuk duhet të varemi nga një burim i njëjtë i gazit, sepse çka nëse nesër i teket Rusisë dhe e ndërpret gazin. Për këtë arsye, ne kërkojmë që Maqedonia të kyçet në gazsjellësin Transatlantik, i cili është vetëm disa kilometra në jug të kufirit tanë”, tha Zaev.

https://www.youtube.com/watch?v=eGwlXYkeSsY