Përplasen dy autobusë dhe një makinë në autostradën Tiranë-Durrës

Fatmirësisht ka përfunduar pa të plagosur një aksident i shënuar sot në autostradën Tiranë-Durrës. Dy autobusë dhe një makinë janë përplasur pranë fshatit Maminas.

Për pasojë, janë krijuar radhë të gjata automjetesh. Lidhur me këtë aksident pa pasoja, policia e cila ndodhet në vendin e ngjarjes ka nisur nga hetimet paraprake, ndërsa në autostradë janë krijuar radhë të gjata deri në tre kilometra.