Për çfarë ke dijeni ti Edi Rama!!?

Për çfarë ke dijeni TI!!?

Të gjithë miqtë e shokët të dolën kriminela e me probleme me ligjin ore qelibar, po si ka mundësi që vetem:

Ti nuk kishe dijeni për kanabizimin e vendit!

Ti nuk e dije që kishe kriminelët në parlament!

Ti nuk e dije që kryetaret e Bashkive i ke të dënuar!

Ti nuk e dije që edhe ministri yt më i suksesshëm ishte rreshtuar me kusherinjtë duke i lehtësuar transportin e drogës!

Ti nuk e dije që edhe ministri tjetër i brendshëm kishte vëllanë e dënuar për trafik droge!

Ti nuk e dije që taksa në Rrugën e Kombit u bë nga ministria jote!

Ti nuk e dije që shefat e policisë që janë në kërkim, punonin part-time në ngarkim-shkarkim të drogës!

Ti nuk e dije që drejtorët e burgjeve punonin për të dënuarit që kishin brenda!

Ti nuk e dije që për lirimin e kriminelëve nga burgu ndihmuan drejtorët tuaj të burgjeve e shërbimit të provës!

Ti nuk e dije se në zgjedhjet e 2013, 2015 e 2017 kriminelet mblidhnin vota për ty!

Ti nuk e dije që në Dibër kishte kaq shumë çam!

Ti nuk e dije që policët e tu trembeshin para bandave të Elbasanit që drejtoheshin nga dhëndri i kryetarit tend!

Ti nuk e di se restorantet ku ulesh e drekon janë të kriminelëve!

Ti nuk e dije që deputetet e tu transportojnë e fshehin kriminelë në makinë!

Ti nuk e dije se apartamentet e reja në Durrës e Tiranë jane ndertuar duke mos plotësuar asnjë kriter ndërtimi!

Ti nuk e dije se ekonomia të ka ikë për lesh se nuk merr vesh nga ajo!

Ti nuk e dije që politika nuk duhet të futë hundët në gjyqësor e vendimmarrjen e tyre!

Ti nuk e dije që nuk duhet t’i marrësh gjyqtarët në telefon e t’i kërcënoje për lirimin nga burgu të atyre që nuk kishin lekë të paguanin drita!

Ti nuk e dije se Shullazi etj bënin fushatë për Partine tënde, qoftë edhe duke i kërcënuar njerëzit!

Ti nuk e dije që kriminelët janë bërë përmbarues në Shqipëri!

Ti nuk e dije që nuk bëhet shteti me fushata!

Ti të paktën, e di se çfarë ha, pi me gojë e me noçkë????!!!