Pendarovski për mediumet franceze: 14 vite të tëra jemi në dhomën e pritjes së BE-së

Vetëm perspektiva për integrim në Bashkimin Evropian do ta ndalë kthimin e regjimit autoritar të Ballkanit, thotë presidenti Stevo Pendarovski në intervistë për gazetën parisiene “La Kroa”.  

Siç njoftojnë nga AIM, për çështjen në lidhje me anulimin e fillimit të negociatave për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian, për shkak të kundërshtimit të Francës, Pendarovski thotë se rasti me Maqedoninë e Veriut është shumë i qartë, sepse përveç Turqisë “ne jemi vendi më i vjetër kandidat”.

“Kaluan 14 vjet që jemi në dhomën e pritjes të Bashkimit Evropian. Dhe në dhjetë vitet e fundit, Komisioni Evropian seriozisht rekomandon fillim të negociatave për anëtarësim me vendin tonë, sepse ajo i plotëson të gjitha parakushtet. Përveç asaj që së pari duhej ta zgjidhim kontestin historik për emrin e vendit tonë për tejkalimin e vetos së Greqisë. Atë arritëm ta bëjmë me Marrëveshjen e Prespës nga qershori i vitit 2018. Edhe BE-ja sërish na tha “jo”. Asgjë nuk e arsyeton këtë vendim, i cili njëkohësisht është shumë armiqësor dhe shokant”, thekson Pendarovski.

Në pyetjen e “La Kroa” se si kanë reaguar banorët e Maqedonisë në vendimin e tillë të liderëve të BE-së, Pendarovski u përgjigj se “reagimi evident ishte shumë negativ”.

“Shumica konsiderojnë se Brukseli tallet me vendet e vogla të Ballkanit, me atë që dërgoi “jo” si shpërblim, prejse e kemi bërë këtë vendim shumë të rëndë për ndërrim të emrit të vendit tonë. Në atë kohë, më pak se gjysma e banorëve të Maqedonisë e pranuan këtë ndërrim”, shtoi shefi i shtetit.

Megjithatë, kjo është shumë inkurajuese, sipas Pendarovskit, është ajo që 85 për qind e banorëve të vendit mbesin të përcaktuar për anëtarësimin në BE.

Ai në intervistë zbuloi edhe detaje nga biseda me presidentin francez Emanuel Makron, i cili i ka thënë se së pari dëshiron që BE-ja të reformohet, para se të pranojë anëtare të reja.

“Ne nuk kërkojmë tani të bëhemi anëtare, vetëm kërkojmë t’i fillojmë negociatat. E dimë se ky proces do të zgjasë me vite. Asgjë nuk parandalon paralelisht të zbatohen të dy qasjet dhe reforma e zgjerimi”, shton Pendarovski.

Ai potencon se Macron i ka porositur që shpreson se reforma e metodologjisë së negociatave inkuadruese do të miratohet nga ana e anëtareve të BE-së pranverën e ardhshme.

I pyetur për qëllimin e mbledhjes së organizuar nga Maqedonia e Veriut me Serbinë dhe Shqipërinë, më 10 dhjetor, Pendarovski u përgjigj se këto vende “duan të krijojnë një lloj “mini-Shengeni” të Ballkanit me heqjen e barrierave doganore dhe lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve.

“Qëllimi nuk është ajo të bëhet alternativë e anëtarësimit në BE”, tha Pendarovski.