Pas takimit me Kim Jong-un, deklarohet Trump

Pas takimit me liderin komunist të Koresë së Veriut, Donald Trump sot në mëngjes është kthyer ne Washington.

Ai në një postim në twitter është shprehuar shumë i kënaqur me takimin me liderin e Korsë së Veriut, duke theksuar se “nuk ka më kërcenim nga lufta berthamore”.

Ja postimi i tij i plotë:

“Sapo mbërrita. Një udhëtim i gjatë, por secili mund të ndihet më i sigurtë se në ditën që kam filluar punën. Nuk ka më rrezik për luftë berthamore me Korenë e Veriut. Takimi me Kim Jong-un ishte mjaft interesant dhe eksperiencë positive.”

Duke e vlerësuar rolin e këtij shteti, ai thekson se “Koreja e Veriut ka potencial të madh për të ardhmen.”