Pas pesë ditësh me asnjë rast në Wuhan, mjeku rezulton pozitiv

Një mjek në Wuhan, ish-qendra e pandemisë së koronavirusit, ka rezultuar pozitiv për koronavirus pasi qyteti nuk raportoi asnjë rast për pesë ditë rresht.

Mjeku punon në Spitalin Popullor Provincial Hubei dhe u diagnostikua dje, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Lajmi vjen pasi një nga ekspertët kryesorë të Kinës për koronavirus paralajmëroi dje se misioni i frenimit të shpërthimit ‘nuk është realizuar ende’ në qytetin prej 11 milionë banorësh.

Provinca përreth Hubei ka vendosur të heqë kufizimet e udhëtimit sonte, pas dy muajsh izolim.

Mjeku është rasti i vetëm i infeksionit i raportuar sot nga Komisioni Shëndetësor Komunal Wuhan.

Autoriteti gjithashtu regjistroi shtatë vdekje të reja dhe shërimin e 426 njerëzve.