Parlamenti Britanik i thotë jo planit të kryeministres May për ndarje me BE-në

Kryeministrja britanike, Theresa May ka përjetuar disfatën e radhës sonte, që është më e rënda në Parlament për kryeministren, pasi anëtarët e Parlamentit të vendit kanë hedhur poshtë marrëveshjen e saj me Bashkimin Evropian, për daljen e Britanisë nga blloku evropian.

Votimi kundër u bë me një shumicë të madhe votash, e që kundër ishin 230 deputetë.

Konservatorët që mbështesin Brexit-in kanë bashkuar forcat me partitë opozitare për të goditur qeverinë në votimin e sotëm ë ishte shumë i rëndësishëm, të cilin kryeministrja e vendit e kishte shtyrë para Krishtlindjes, me shpresën se disa anëtarë të Parlamentit do të ndryshonin qëndrim.

May para votimit u bëri thirrje deputetëve britanikë të respektojnë rezultatin e referendumit për Brexit dhe të votojnë pro marrëveshjes së divorcit me Brukselin.

“Kemi detyrimin për të respektuar një vendim demokratik”, pohoi May në Dhomën e Komuneve, disa minuta para nisjes së votimit që ishte njoftuar paraprakisht i humbur për shkak të kundërshtimit nga ana e mbështetësve të Brexit dhe eurofilëve