Pamjet e frikshme nga Vlora, shtëpia e braktisur ‘strehë’ e narkomanëve

Një bazë e përdorimit të drogës në qytetin e Vlorës është zbuluar ditën e sotme.

Një banesë e braktisur, e cila gjendet pas këndit të lojërave kryesore të qytetit frekuentohet në masë nga personat e varur nga lënda narkotike e llojit heroinë, gjë e cila duket dhe nga shiringat e shumta.

Siç shihet edhe nga fotot që publikon ‘BalkanWeb’ ku shihen pamjet e frikshme nga brenda banesës së braktisur. Në ambiente ka dhe shtresa në të cilat narkomanët shtrihen pas përdorimit të drogës.

Pavarësisht tentativave për ta izoluar derën me qëllim mos frekuentimin përsëri hyrja në të bëhet nëpërmjet dritareve.

Në të tre ambientet e shtëpisë së braktisur shikohen shenjat e lëndëve narkotike të përdorura nga narkomanët ndërsa një ditë më parë në një tjetër “bazë” në lagjen 24 maji u gjet i vdekur një 33-vjeçar, i cili kërkohej prej ditësh nga familjarët.