Pakënaqësi me politikat e qeverisë për COVID-19, në fundjavë protesta në Gjermani

Gjermania pritet të ballafaqohet me protesta në fundjavë.

Mijëra njerëz pritet të mblidhen në qytete të ndryshme në të gjithë Gjermaninë në fundjavë për të protestuar kundër politikave të qeverisë ndaj koronavirusit.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë ka paralajmëruar njerëzit që të distancohen nga lëvizja në rritje, e cila përfshin ekstremistët radikalë, teoricienët e komplotit, anti-vakskuesit dhe antisemitet, pasi agjentët e inteligjencës vendase paralajmëruan se grupet ekstremiste po shfrytëzonin frikën përreth virusit, në mënyrë që të fitonin mbështetje.

Heiko Maas tha në një intervistë të enjten:

Nëse ekstremistët dhe antisemitët radikal përdorin demonstrime për të shkaktuar urrejtje dhe përçarje, atëherë të gjithë duhet të mbajnë shumë më tepër sesa vetëm një distancë prej 1.5 metrash prej tyre.

Ata që përhapin teori konspirative në të gjithë botën, pa maskë, pa mbajtur distancën minimale, pa asnjë shqetësim për të tjerët, po ngatërrojnë guximin me zemërimin e verbër, dhe lirinë me egoizëm të pastër.