OBSH kërkon masa për të frenuar prirjen e rezistencës antibiotike

Organizata Botërore e Shëndetësisë u bëri thirrje vendeve të ndryshme të marrin masa për të frenuar prirjen e rezistencës antibiotike.

Sipas një raporti të publikuar të mërkurën në Gjenevë nga OBSH-ja, përdorimi i tepërt i antibiotikëve po shkakton rritjen e më shumë viruseve në mbarë botën.

Raporti u krye në bazë të kërkimeve të zhvilluara në 133 vende e rajone të botës nga viti 2013 deri në vitin 2014 për veprimet e ndërmarra nga autoritetet lokale në kontrollin e rezistencës ndaj antibiotikëve dhe ilaçeve të tjera kundër mikrobeve.

Rezulatet e kërkimeve tregojnë se qeverive u mungojnë përgatitjet e duhura dhe popullsitë e vende të ndryshme nuk kanë informacion të mjaftueshëm për përballimin e rreziqeve të mundshme në këtë drejtim.

Siç mësohet, ndjekja e vazhdueshme është metoda më efektive në kontrollin e rezistencës ndaj antibiotikëve. Mirëpo, për shkak të kushteve jo të favorshme të laboratorëve dhe mungesës së shpeshtë të të dhënave, ndjekjet nuk bëhen me rezultate konkrete.

Sipas OBSH-së, virusi i pneumoni-së, tuberkulozit, HIV-it dhe ai i malarjes po bëhen gjithnjë e më të vështirë për tu trajtuar.