Nxirret nga gërmadhat një fëmijë katër muajsh në Nepal

Ekipet e kërkim-shpëtimit në Nepal kanë nxjerrë nga gërmadhat një fëmijë katër muajsh, të paktën 22 orë pas tërmetit të fuqishëm, prej 7.8 ballësh të Rihterit.

Ky tërmet llogaritet si më i fuqishmi në 80 vitet e fundit, i cili ka shndërruar Nepalin nga një pamje piktoreske në një gërmadhë me mijëra të vdekur.