Nuk merr fund dhimbja në Itali, 156 viktima në 24 orët e fundit

Italia ka raportuar 156 të vdekur nga koronavirusi i ri në 24 orët e fundit, kanë bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë italiane të enjten.

Numri i përgjithshëm i viktima ka arritur në 32 486 e numri i personave të infektuar me Covid 19 në 228, 006.

Sot u regjistruan 642 raste të reja, shumica prej të cilëve ishin kontakte me persona të tjerë të infektuar.

Ndërkohë autoritetet shëndetësore kanë raportuar për më shumë se dy mijë persona që e kanë fituar betejën me pandeminë koronavirus.

Aktualisht Italia numëron 60 mijë e 960 raste aktive në të gjithë vendin.